Rreth Nesh

Historia jone

Fundjave ne Qerret

Arome Deti

Vitet e fundit Qerreti është kthyer në destinacionin më të preferuar të vizitorëve e turistëve të huaj për kuzhinën e elauboruar, kreative dhe atë tradicionale që ofrohet në restorante që nisin pranë detit dhe deri tek ato të ndërtuara në zonat rurale. Edhe pse është një fshat i vogël, nuk mund të thuhet kështu për restorantet e peshkut. Numri i tyre është i konsiderueshëm dhe çdo njëri me veçantinë e tij ka mundur të krijojë profilin unik dhe që vazhdon të tërheqë vëmendje.

Arome Deti eshte nje nga restorantet me te mira ku baza e kuzhinës është italiane dhe nuk mungon  fantazia dhe  kreativititeti i shefave të kuzhinës. Ju mund te provoni pjatat më të mira si dhe do të keni mundësinë të shijoni panoramën e një bregdeti që është mjaft i kërkuar vitet e fundit. Eshte restorant me bazë peshku dhe targeti i Arome Deti është një klientelë e mesme-e lartë,  e cila kërkon gjithmonë diçka të veçantë dhe të shijshme. Kuzhina është italiane , edhe cilësia , edhe mënyra e gatimit të peshkut është e veçantë e cila na jep avantazh në rajon. Gjithashtu përdorim picat, që për familjet me fëmijë është diçka alternative.

Arome Deti identifikohet me një pjatë antipaste me po te njejtin emer ‘aromë deti’. Ajo ka në përbërjen e saj një miksim të ftohtash dhe të ngrotash. Tek të ftohtat ne bëjmë karpacon e levrekut dhe salmonin e marinar kurse tek të ngrotat  bëjnë pjesë qoftet e peshkut, qoftet e gaforres, qoftet e karkalecit. E gjitha kjo përbën atë antipastën e veçantë që ne e bëjmë në logon aromë deti. Preferencë e parë , pas antipastë ne bëjmë rizoto shumë të mira dhe pasta shumë të mira. Bëjmë shumë të mira edhe tavat e peshkut. Kur klientët kanë dëshirë të ruajnë atë shijen e detit tipike ne e lëmë ne kripë dhe kjo është mënyra më tradicionale e gatimit. Por tavat e ndryshme, me perime, patate , janë të gjitha që ne i bëjmë shumë mirë. Duke mbajtur gjithmonë bazën e peshkut, ne bëjmë produktin që lidhet më shumë me stinën. P.sh. kur është koha e tartufit ne bëjmë pasta primo me tartuf, kur është koha e kërpudhës ne bëjmë pasta me kërpudhë. këtu mbrëmjet janë në ritmet muzikore të piano bar. Edhe gjatë verës, por edhe ne dimër ne sjellim një muzikë të qetë, në sfond,  një live piano

Arome Deti ofron

Piano Bar

Restorant

Piceri

Cfare thone per ne!

Shijoni përvojën e paharrueshme
të ngrënies

Log In